close
Sport

SPORTI NË VITIN 2018: SUKSESE QË INKURAJONJË SPORTISTËT

0

“Sporti ka fuqi të ndryshoj botën, të inspiron, të bashkon” është porosia e përjetshme e njërit nga njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit Nelson Mandela. Pra edhe viti që po lëmë pas solli shumë emocione, shumë porosi dhe rezultate kulminate në lëmin e sportit.

Viti 2018 solli emocione të shumta, me zhvillimin e një numri të madh të ngjarjeve sportive në nivelin ndërkombëtar, ku kanë spikatur Lojërat Olimpike Dimërore në Pjong Çang në Kore të Jugut dhe Kampionati botëror i futbollit “Rusi 2018”. Ndërsa këtë vit startoi edhe Liga e Kombeve në futboll, ku për fat të keq shqiptarët dhe bota e futbollit humbën njeriun më të vlefshëm të këtij sporti ndër vite Fadil Vokrrin i cili ndërroi jetë më 9 qershor të vitit 2018-të.

-Nga 9 deri më 25 shkurt, në Pjong Çang të Koresë së Jugut u organizua edicioni i 23-të Olimpiada Dimërore, ku kësaj radhe u prezantuan edhe katër disiplina të reja: big air snouboarding, dyshet e përziera në karling, fillimi masiv në patinazhin e shpejtë dhe gara e ekipeve të përziera në skijim alpinist. Si zakonisht në këto olimpiada nuk është pritur paraqitje dhe rezultate nga sportistët e vendin tonë.

-Një ngjarje që padyshim nuk mund të anashkalohet është organizimi i edicionit të 9-të të Turneut ndërkombëtar ”Kupa Panajot Pano me gazetarët sportive. “Ky event që u mbajtë në Tetovë më 9-10 mars të këtij viti nga televizioni ynë, dhe në te ishin të pranishëm mbi 120 gazetarë sporti nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Bujanocit dhe një grup gazetarësh nga Dojçe Vele e Gjermanisë, të cilët krahas turneut në futboll të vogël organizuan edhe një mbrëmje të pa harueshme gazmore, ku nuk munguan njerëz nga jeta politiko-shoqërore nga të gjitha trojet shqiptare.

-Viti 2018-të, veçanërisht data 9 qershori, do të mbahet mend nga shumë dashamirë të futbollit për ndarjen nga jeta të ikonës së futbollit kosovar Fadil Vokrrit, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe një prej futbollistëve më të mirë në ish-Jugosllavi. Vokrri në ekipin e Prishtinës ka 172 paraqitje dhe 55 gola të shënuar, për skuadrën beogradase Partizani, ai luajti 55 ndeshje duke shënuar 15 gola. Legjenda e futbollit ka luajtur në kampionatin francez dhe atë të Turqisë dhe ka qenë pjesë e përfaqësuesës së ish-Jugosllavisë ku ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola. Për nder të legjendës së futbollit edhe stadiumi në Prishtinë tani mban emrin Fadil Vokri.

-Gjysma e dytë e qershorit dhe fillimi i korrikut ishin të rezervuara për tifozët e futbollit, konkretisht nga 14 qershori deri më 15 korrik, Rusia priti 32 ekipet më të mira në botës, ndërsa Franca triumfoi duke u shpallur kampione e botës që në finale mundi Kroacinë me rezultatin 4 me 2, ndërsa Luka Modriç dhe Kylian Mbappe ishin lojtarë më të mirë.

-Nga 22 qershori deri më 1 korrik, u mbajtën Lojërat e 18-ta Mesdhetare në qytetin spanjoll Tarragona, ku si gjithmonë, sportistët nga rajoni kishin një rol të jashtëzakonshëm. Medalje në këto Lojëra Mesdhetare fituan sportistë nga Maqedonia, Shqipëria dhe ato të Kosovës. Për Shqipërinë dy sportistë sollën medalje, atletja Luiza Gega dhe boksieri Krenar Zeneli. Sportistët kosovar u kthyen me katër medalje dhe ate në sportin e xhudos Disatria Krasniqi, Nora Gjakova e Akil Gjakova, dhe Loriana Kuka.

-Më 15 gusht qyteti estonez Talin priti Super Kupën e Evropës në futboll, që ishte një përballje gjigant e mes dy skuadrave spanjole. Fituesi i Evropa ligës Atletiko Madridi ngadhënjeu ndaj fituesit të Ligës së Kampionëve Realit të Madridi me rezultatin 4 me 2.

-Muaji tetor, zakonisht nuk është shumë i pasur me ngjarje sportive, por vlen të veçohen Lojërat Olimpike Rinore Verore, të cilat u mbajtën këtë herë në Argjentinë nga data 6 deri më 18 tetor. Kryeqyteti argjentinas Buenos Aires priti sportistët e rinj nga më shumë se 200 vende të botës, në mesin e tyre edhe sportistë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.  Faik Veseli pati fatin që të sjellë medaljen e vetme të Maqedonisë nga këto Lojëra Olimpike për të rinjtë, ndërsa një medalje fitoi edhe xhudistja kosovare Erza Muminoviq.

-Viti 2018 për futbollin europian ishte i veçantë nga se përherë të parë u organizua një kompeticion i ri nga UEFA, Liga e Kombeve ku paten rast të përfshihen të gjitha 55 përfaqësueset. Fituese të grupeve dolën sa vijon:  Nga Liga A, fituesit e grupeve ishin Zvicra, Holanda, Anglia dhe Portugalia që do të përballen në gjysmëfinale. Gjysmëfinalet do të luhen më 5 dhe 6 qershor të vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesja e Maqedonisë me sukses garoi në ligën D në grupin e 4-të me Armeninë, Gjibraltarin dhe Lihtenshtajnin, duke mbyllur garat si e para në grup.

Paraqitje të shkëlqyeshme në Ligën e Kombeve kishte edhe përfaqësuesja e Kosovës e cila në Ligën D grupi i tretë doli fituese para Azebajxhanit, Maltës dhe Ishujve Faroe. Në Ligën e kombeve Shqipëria garoi në grupin e parë C me Izraelin dhe Skocinë. Me rezultatet e kombëtares së Shqipërisë nuk është askush i kënaqur pasi doli i treti në grup.

Pas pas përfundimit të garave në Ligën e Kombeve u hodh shorti për eliminatoret për Euro 2020.

-Reprezentacioni i Maqedonisë në kualifikmet e Evropianit do të ndeshet në Grupin G, me Poloninë, Austrinë, Izraelin, Slloveninë dhe Letoninë.

-Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet në Grupin H, së bashku me Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorën

-Kosova e cila për herë të parë merr pjesë në eliminatoret për kampionatin evropian në grup është me Anglinë, Malin e Zi, Republikën Çeke dhe Bullgarinë.

-Perden e Sportit 2018 e uli Kampionati Botëror i Futbollit për Klube, i cili, u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në finale u përballën Reali i Madridit dhe Al Ain, ku triumfoi skuadra mbretërore me rezultatin e lartë 4 me 1.

Në këtë eveniment të rëndëishëm sportivë morën pjesë Kampionet kontinentale të klubeve dhe përfaqësuesi i vendit pritës që garuan për kupën prestigjoze.

Ndër sukseset e sportit në vitin që po e lëmë pas padyshim se nuk mund të harrojmë as rezultatet e klubit të futbollit Shkëndija që përherë të dytë u shpall kampion i Maqedonisë me numër rekord të pikëve dhe golave të shënuar. Krahas titullit të kampionatit kuqezinjtë fituan edhe Kupën e Maqedonisë.

Për në fund mbetemi me shpresë se viti i ri 2019 me siguri do të na sjellë suksese edhe më të mëdha sportive. /Shaban Sianai/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia