“Jose Alvade CR 7” mund të jetë emri i ri
Skuadra portiugeze e Sportingu seriozisht po mendon ta ndryshojë emrin e stadiumit në nder të yllit Cristiano Ronaldo. Duke pasur para sysh se Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe natyrisht një nga më të preferuarit e tifozëve, anembanë botës.
Synimi i skuadrës portugeze është që ta quajnë stadiumin “Jose Alvalade CR7”, për të përfituar më shumë nga marketingu, por edhe për të bindur portugezin, që vitet e fundit të karrierës, t’i kalojë pikërisht në Lisbonë. Cristiano Ronaldo i është bashkuar Sportingut kur ishte në moshën 12 vjeçare dhe pas pesë vitesh në skuadrat e moshave, debutoi në vitin 2002 me ekipin e parë, ndërsa në fund të sezonit ishte transferuar te Manchester United. /Agjencitë/