VMRO DPMNE-ja nuk e bën hesap fjalën e kandidates për president, Gordana Siljanovska. Ajo mbrëmë tha që nuk është në dijeni për video materialin e xhiruar, ku ofendohet kandidati kundërshtar.
“Ju keni xhiruar spot personalisht kundër meje. Nuk kam xhiruar asnjë spot unë kundër jush. Menjëherë kur kam kuptuar për atë spot kam kërkuar të tërhiqet menjëherë.” –tha Gordana Siljanovska-Davkova-Kandidate për Presidente.
Kërkesa e saj ka hasur në vesh të shurdhër. 11 ditë pasi VMRO DPMNE-ja publikoi video, e njëjta qëndron ende në profilin e partisë opozitare. E pse fjala e Siljanovskës për VMRO DPMNE-në nuk është e rëndësishme, nuk din të shpjegoj as zëdhënësi i partisë.
Naum Stoilkovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së dhe Gordana Siljanovska-Davkova, Kandidate për Presidente.
G – Kush e porositi atë spot sepse zonja Siljanovska tha se shtabi i saj nuk e ka porositur, kurse ende po qëndron në rrjetet sociale të juaja, nuk është i fshirë…?
NS- Mendoj se këtu kemi një temë më të madhe, ajo është premtim nga Stevo Pendarovski, i cili premton se do të përzë nga ekipi i tij secilin që ofendon Siljanovskën.
G – Këtu ka edhe një pjesë tjetër… Zonja Siljanovska thotë se ka kërkuar që ky spot të fshihet menjëherë sepse është lëshuar pa dijen e saj… A do të thotë kjo se nuk e konsultoni dhe se porositë e saj nuk i merrni seriozisht aspak edhe pse e përkrahni…?
NS- Përsëri do të përgjigjem… Stevo Pendarovski tha se askush se ka ofenduar SIljanovskën
G – Unë edhe një herë do ta përsëris pyetjen… Kush e porositi spotin ku ofendohet Pendarovski?
NS- Kush e porositi Galetanovskin, Çomben? E drejta ime është të përgjigjem siç e konsideroj.
G – Mbrëmë, zonja SIljanovska tha se ka kërkuar ai spot të tërhiqet… Përse spoti nuk është tërhequr?
NS- Përse nuk është tërhequr Çombe…
VMRO DPMNE nuk ka vesh për Siljanovskën, por e përcjell me shumë vëmendje Pendarovskin.
“Nuk ka njerëz në kabinetin tim që e kanë ofenduar. Nëse ekzistojnë, ju lutem para kamerave më informoni, menjëherë nga këtu do ta përzë… Nuk dua persona të tillë rreth meje.”-deklaroi Stevo Pendarovski-Kandidat për President.
Video-materiali ofendues për Pendarovskin, u komentua shumë në opinion, e vetëm në profilin e VMRO DPMNE-së, u klikua më shumë se 95mijë herë. /Furkan Saliu/