close

SRI LANKË: USHTRIA KËRKON TË DYSHUARIT

Sri Lanka shpërndau mijëra ushtarë për të ndihmuar policinë në kërkimin e të dyshuarve për sulmet me bomba, të cilat lanë 359 njerëz të vrarë. Qeveria pranoi se ka bërë gabime “të mëdha” dhe se ka dështuar në parandalimin e sulmeve, edhe pse ka pasaur paralajmërime specifike nga inteligjenca. /Agjencitë/