close

STAMBOLL: DO TË RINUMËROHEN VOTAT NË SHTATË ZONA

Komisioni Zgjedhor në Turqi vendosi të ketë rinumërim të votave në shtatë nga 39 zonat e Stambollit.Numërimi fillestar i votave të zgjedhjeve lokale tregoi se kandidati kryesor i opozitës ishte në epërsi të ngushtë.Mirëpo Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit, Rexhep Tayyip Erdogan, e kundërshtoi rezultatin zgjedhor në Stamboll dhe Ankara pasi humbi kontrollin në këto dy qytete kryesore të Turqisë. /Agjencitë/