Gjatë ditës së djeshme, në anën aziatike të Stambollit u shemb një ndërtesë shtatë katëshe me të paktën 30 banorë brenda saj.Deri më tani, tre persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë, përfshirë edhe një vajzë 5-vjeçare, janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës. Gjatë ditës së djeshme, po ashtu edhe një djalë 9-vjeçar i identifikuar si Mahmut Tayyip ishte në mesin e atyre që u shpëtuan nga rrënojat. /Agjencitë/