close

Stano: BE-ja pret themelimin e Asociacionit dhe kthimin e serbëve në institucione

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë pas marrëveshjes së arritur mbrëmë mes Kosovës dhe Serbisë për targat presin edhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës dhe themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Natyrisht ne jemi duke punuar dhe kemi punuar për një kohë të gjatë që nga kriza e fundit dhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës ishte një nga pritjet themelore nga ana e Bashkimit Evropian, e njëjta gjë për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, u shpreh Stano.

Stano, në një konferencë për media tha se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t’u takuar në Bruksel dhe për të vazhduar punën rreth normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja palëve, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, Stano tha se marrëveshja e arritur mbrëmë do e lejojë që të fillojë një fazë e re e trajtimit të çështjeve në mënyrë të qëndrueshme dhe për të shmangur krizën.

“Është e rëndësishme të realizohen marrëveshjet që janë bërë në dialog dhe është një mesazh që Bashkimi Evropian ua ka dërguar vazhdimisht të dyja palëve dhe në lidhje me hapin e radhës pas asaj marrëveshjeje që u bë mbrëmë në Bruksel, është e rëndësishme të vazhdojmë tutje. Përfaqësuesi i Lartë tashmë tregoi dhe i ftoi të dy liderët në Bruksel për të punuar dhe vazhduar punën për normalizimin e marrëdhënieve dhe për të vazhduar dialogun e lehtësuar nga BE, kështu që sigurisht puna është ende në vazhdim dhe nuk është fundi i procesit të regjistrimeve të marrëveshjes. Ky është fillimi i punës që shpresojmë se do të kemi dalë nga kjo mënyrë e përhershme e mbjelljes së krizës dhe do të na sjellë ose do të na lejojë të hyjmë në një fazë të re të trajtimit të çështjeve në mënyrë të qëndrueshme dhe për të shmangur krizën” tha Stano.