Ndeshjen e Superkupës së Evropës ndërmjet dy skuadrave angleze Liverpullit dhe Çelsit, që do të zhvillohet më 14 gusht në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll do ta drejtoj një arbitre femër. Bëhet fjalë për gjyqtaren franceze Stephanie Fraper. Kjo do të jetë hera e parë që një gjyqtare femër do të drejtojë një ndeshje kaq të rëndësishme të UEFA-s.
Në korrik, gjyqtarja franceze ka pasur nderin për të drejtuar finalen e Kupës së Botës për femra mes ShBA-ve dhe Holandës. Ajo ka ndarë drejtësi edhe në gjysmëfinalen e ndeshjes së Kampionatit Evropian në vitin 2017, ndërsa paraprakisht edhe finalen e Evropianit për U-19.
Fraper është gjyqtarja e parë femër e cila ka ndarë drejtësi në kampionatin francez të Liga 1 në kategorinë e meshkujve, ndërsa në kampionatin e ri 2019. 2020 do të delegeohet rregullisht në kampionatin francez të futbollit. /Agjencitë/