close

STËRVITJE E MADHE USHTARAKE NË QERSHOR

Sheqerinska: Maqedonia me armatë dhe me aleatë të fuqishëm


Maqedonia në qershor do të jetë nikoqire e stërvitjeve më të mëdha kombëtare “Goditja vendimtare”. Rreth 2700 anëtarë të forcave të armatosura të SHBA-ve, por edhe të Shqipërisë, të Malit të Zi, të Bullgarisë dhe të Lituanisë, do të marrin pjesë në stërvitjen që do të realizohet nga 5 qershori dhe do të zgjasë deri më 9 korrik. Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska e lavdëroi përgatitjen e armatës, por edhe të vendit që të jetë anëtare me të drejta të plota e NATO-s, Koloneli amerikan Timoti Bjuken porositi që Senati amerikan të ratifikojë anëtarësimin e Maqedonisë në aleancë këtë vjeshtë.

Demonstrimi i përgatitjes, përdorimi i mbrojtjes kolektive të besueshme, planifikimi i operacioneve, ushtrime taktike dhe në teren, kështu do të duket skenari i stërvitjes më të madhe ushtarake, nikoqire e të cilit do të jetë Maqedonia. Gazetarët sot patën mundësi me helikopterët ushtarakë të armatës të arrijnë në poligonin ushtarak Krivollak dhe atje të informohen për rrjedhën e ushtrimit, në të cilin përveç SHBA-ve do të marrin pjesë edhe Shqipëria, Mali i Zi, Lituania dhe Bullgaria. Vendi ynë dhe forcat e armatosura janë tërësisht të përgatitura të jenë anëtare me të drejta të plota të aleancës, ata treguan se kanë kapacitet serioz të kontribuojnë në sigurinë dhe mbrojtjen e territorit euro-atlantik, deklaroi sot në brifing me gazetarët ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska.

“Ushtrimi nënkupton ndërveprim të madh dhe bashkëpunim të gjashtë, deri dje partnere, ndërsa nga fundi I vitit, armata aleate. Nënkuptohet se partneri ynë strategjik – SHBA-të të cilët janë pjesëmarrësi i dytë më i madh në ushtrim na kanë dhënë besim, kjo tregon sa shpejt ndryshojnë gjërat, kurse armata jonë dhe vendi ynë janë defakto anëtare të Aleancës.” –shprehet Radmila Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes e RMV.

Përmes këtij ushtrimi Maqedonia e prezanton edhe poligonin ushtarak Krivollak, si kapacitet unik për stërvitje të armatës dhe të vendeve të NATO-s. SHBA-të dhe RMV kanë marrëdhënie të fuqishme dypalëshe, për momentin.  Senati amerikan e rishikon protokollin për ratifikim të pranimit të Maqedonisë në NATO, deklaroi koloneli amerikanTimoti Bjuken.

“SHBA-të dhe Maqedonia janë partneë strategjikë, ne gjithmonë e kemi mbështetur anëtarësimin e RMV në NATO, gjithashtu dua të theksoj se procesi i ratifikimit në Senatin e SHBA-ve ka filluar dhe presim që ai proces të përfundojë tani në vjeshtë të vitit 2019.” tha Timoti Bjuken, Kolonel nga SHBA.

Është e paraparë që stërvitja të filloje më 5 qershor dhe të zgjasë deri më 9 korrik. Gjatë stërvitjes do të organizohen edhe ditë të hapura për qytetarët në disa qytete të vendit. Në këto qytete do të prezantohen armatimi dhe mjetet, do të organizohen gara sportive dhe aktivitete të tjera. /Verica Dimitrijevska/