close

STOLTENBERG – DIMITROV: DITË HISTORIKE PËR MAQEDONINË

Ky është një akt historik, disa herë theksoi sekretari I përgjithshëm I NATO-s Jens Stoltenberg, gjatë nënshkrimit të protokollit për hyrjen e Maqedonisë në Aleancë. Pas ratifikimit të protokollit nga vendet anëtare, Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e 30-të e NATO-s.

Prej sot vendi im është shumë I fuqishëm, tha Ministri I Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit për aderim në NATO, sepse, sic tha ai, fuqia e një vendi shihet se sa aleatë ka, ndërsa, sic tha,  Maqedonia sot fiton 29 aleatë. Në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit, në selinë e NATO-S në Bruksel, Dimitrovi tha se për Maqedoninë NATO-ja është kapërcim në vijën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Për ne NATO-ja është familje e cila synon botën tonë ta bëjë më të qetë dhe më të mirë për të jetuar. Ky rrugëtim na bën më të pjekur dhe me atë që e arritëm me fqinjët tanë, dëshmuam se mundet ta marrim këtë përgjegjësi tonën, se mundemi të ballafaqohemi me probleme dhe ti zgjidhim ato”, tha Dimitrov.

Sekretari I përgjithshëm I NATO-s, Jens Stolltenberg tha se kanë pritur gjatë kohë që vendi t’ju bashkohet dhe nënvizoi edhe kontributin e MAqedonisë në NATO, në operacionet e saj në Afganistan.

“Ashtu si do të zhvillohet procesi i ratifikimit në Kryeqytetet e aleatëve, ne presim që të vazhdoni me reforma në mënyrë që të rrisni kontributin e vendit tuaj në alenacë. NATO nga ana e vetë do të vazhdojë t’ju ofrojë ndihmë dhe përkrahje. Prej sot përfaqësuesit tuaj do të na bashkohen në këtë tavolinë si përfaqësues të vendit të ftuar për të marrë pjesë në mbledhje. Fakti se do të jeni vend anëtarë I 30-të do t;ju ndihmojë të siguroni stabilitet, sovranitet dhe siguri afatgjate”, tha Stolltenberg.

Pas fjalimeve të Stoltenbergut dhe Dimitrovit, përfaqësues të 29 vendeve anëtare të aleancës e nënshkruan protokollin I cili pastaj do të shkojë për ratifikim në parlamentet e tyre. Është paralajmëruar se Greqia këtë do ta bëjë e para në Parlamentin e saj ditën e premten. Pasi Greqia të ratifikojë protokollin hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe Maqedonia edhe zyrtarisht do të bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut. /Klan Maqedoni/