Anëtarësimi në NATO, siguri edhe për rajonin
Vizita e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Maqedoninë e Veriut dërgon sinjal të qartë se – Aleanca është e gatshme t’i dëshirojë mirëseardhje vendit në familjen euroatlantike. Kjo është porosia që e dërgoi Stoltenberg në intervistën për MIA dhënë para vizitës në Shkup ku do të mbahet takimi i ambasadorëve të vendeve anëtare të Aleancës.
Sekretari i përgjithshëm të NATO-s, në këtë intervist njofton se me padurim pret përsëri të vizitojë Shkupin dhe ka porositur se ratifikimi i protokollit aderues mirë po përparon. Sipas tij anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontribuojë në sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe të mbarë rajonit euroatlantik.
“Vizita jonë në Maqedoninë e Veriut dërgon sinjal të qartë- Aleanca është e gatshme t’i dëshirojë mirëseardhje vendit në familjen e NATO-s. Tani Maqedonia e Veriut ka vend në tavolinën e NATO-s. Me rëndësi është të vazhdohet hapi i reformave derisa bëheni gati për anëtarësim të plotfuqishëm, ndërsa ne do të vazhdojmë të ju mbështesim në këtë rrugë”, tha Stoltenberg.
Stoltenberg shton se “jemi në rrugë të mirë të pranojmë Maqedoninë në NATO. Kjo është mundësuar falë angazhimit dhe guximit të liderëve në Shkup dhe Athinë të gjejnë marrëveshje për kontestin e emrit.
“Ballkan Perëndimor stabil është në interes tonë. Bashkëngjitja në NATO nënkupton se Maqedonia e Veriut nuk është e vetme. Keni 29 vende tjera të cilët angazhohen të ju mbrojnë. Ky është përcaktimi të cilën një vend mund t’ia jep një tjetrës: një për të gjithë, të gjithë për një”, shtoi Stoltenberg.
Në takimin e Këshillit euroatlantik Stoltenberg pret të bisedohet për integrimin e vendit në NATO, por edhe progresin e reformave në sferën e gjyqësisë. /Klan Maqedoni/