close
Top LajmeVendi

STOLTENBERG: RUSIA S’DO ADERIMIN E BALLKANIT NË NATO

Screenshot_4

Në rastin e Maqedonisë-shumica për në aleancë


Të mërkurën, kur Maqedonia nënshkroi në Bruksel protokollin që hap rrugën e anëtarësimit në aleancën veri-atlantike, kreu i kësaj të fundit, Jen Stoltenberg, ka akuzuar Moskën se po mundohet të pengojë aderimin në NATO të vendve ballkanike.

Stoltenberg tha se NATO-ja respekton vendimet e shteteve sovrane për t’ju bashkuar apo jo Aleancës, dhe këtë duhet ta bëj edhe Moska zyrtare.

“Rusia po tenton të përzihet në proceset politike nëpër kombet sovrane. Dhe mendoj se kjo është e gabueshme. NATO-ja respekton, ne kemi raspektuar vendimet e shteteve të pavarura sovrane pa marrë parasysh nëse ata dëshirojnë apo jo t’i bashkohen NATO-s. Në Shkup pamë se shumica në parlament dhe shumica e partive politike dëshirojnë hyrjen në NATO dhe ne e mirëpresim këtë’ – tha kreu i Aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se në dhjetor, në Londër do të mbahet një samit i posaçëm i aleancës- veriatlantike për të shënuar 70 vjetorin e themelimit. Me këtë rast shefat e shteteve e të qeverive do të adresojnë sfidat e sigurisë dhe për të garantuar se NATO do të vazhdojë ta mbajë të sigurt popullsinë e saj prej gati një miliard njerëzish. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia