Sekretari i Përgjthshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë që të veprojë në përputhje me Traktatin për Armë Bërthamore, një dokument i rëndësishëm për kontrollin e armëve për dekada.
“NATO-ja nuk dëshiron luftë të re të ftohtë, ne nuk dëshirojmë një garë armësh dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të zbatojë Traktatin për Armë Bërthamore”, ka thënë Stolteberg pas takimeve me kryeministrin bullgar.
Muajin e kaluar, Uashingtoni ka pezulluar zyrtarisht të gjitha obligimet e parapara në Traktatin për Armë Bërthamore, që daton nga viti 1987. /Agjencitë/