close

STRASBURG: PROTESTA DHE INCIDENTE

Mijëra katalanas u mblodhën këtë të martë para godinës së Parlamentit Evropian në Strasburg, i cili priti 751 deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet evropiane të mbajtura në muajin maj, për të protestuar ndaj vetos së vendosur ndaj tre deputetëve të tyre të zgjedhur për këtë parlament.

Protestuesit udhëtuan me makinë, trena, avionë për të marrë pjesë në demonstratën kundër përjashtimit të ish presidentit katalanas Karlos Puixhdemon, ish-zëvendësit të tij Oriol Xhunkeres dhe ish ministrit Toni Komin, të cilët u përjashtuan nga sesioni i ri parlamentar. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!