close

Strehimorja “Happy Shelter”: Ata që vrasin kafshë të dënohen njejtë sikur kanë vrarë një njeri

Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni të ftuar ishin përfaqësues nga strehimorja ”Happy Shelter” për strehimin e kafshëve të cilët malltretohen apo ngelin nëpër rrugë. Ata thanë se vrasja e tyre duhet të dënohet njejtë sikur vrasja e njeriut.

”Unë gjithmonë e them se vrasja është vrasje, pa marrë parasysh njeri apo kafshë dënimi duhet të jetë i njejtë. Sepse ato (kafshët) as nuk dinë të mbrohen, duhet të kuptoni të gjithë shtëpitë, banesat, qytetarët të ushqejnë kafshët, le të lënë diqka jashtë shtëpive. Sidomos ato kafshë që gjenden nëpër rrugë, ata janë të etur, nëse të shohin me kese në dorë të vijnë pas të ju japësh diqka” – thonë nga strehimorja “Happy Shelter”. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Zekiri