close

STRUGA TL ME OPTIMIZËM PRET FILLIMIN E KAMPIONATIT

Klubi i futbollit Struga Trim Lum me ndeshjen e kontrolluese kundër Pelisterit, me sukses kanë mbyllur kontrollueset e saj në prag të sezonit debutues në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut. Trajneri i skuadrës Jeton Beqiri theskoi se kanë zhvilluar një fazë përgatitore me të vërtetë kualitative, në kushte shumë komode, dhe se është shumë i kënaqur me angazhimin e futbollisteve dhe profesionalizmin e treguar, ndaj edhe me optimizëm e pret fillimin e kampionatit. Sa i përket ndeshjes së parë kunër Rabotniçkit, ai tha:

“Është ndeshje historike për ne, ndeshja e parë në Ligën e Parë, megjithate ne nuk duhet të merremi me këtë fakt dhe unë kërkoj nga futbollistët që të japin maksimumin në fushe dhe me përkrahjen e publikut të nxjerrim rezultat pozitiv me qellim qe te marrim besim per vazhdimin e kampionatit” -deklaroi Jeton Beqiri trajner i ekipit Struga Trim Lum.

Struga Trim Lum sezonin debutues në elitën e futbollit vendor do ta nis me ndeshjen kundër Rabotniçkit, që në program është të shtunën në orën 17:00. /Shaban Sinani/