close

STRUGA TL NISI ME PËRGATITJE PËR SEZONIN E RI

Skuadra debutuese në Ligën e Parë të futbollit, Struga Trim Lum, dje zyrtarisht ka ndezur motorët për sezonin e ri. Ekipi përgatitjet do t’i zhvillon sipas plan programit të hartuar nga stafi teknik. Trajneri Jeton Beqiri për Klan Maqedioni tha se javën e parë do të kryhen testimet mjekësore dhe ato fizike, ndërsa nga dita e hënë fillojnë me punë serioze dhe me intensitet më të lartë.

“Nga data 16 deri më datë 28 korrik, 12 ditë do të qëndrojmë në Bansko të Bullgarisë , ku do të zhvillojmë edhe 3 ndeshje kontrolluese. Vlenë të theksohet edhe ajo se para se me u transferua në Bansko do të zhvillojmë këtu 3 ndeshje kontrolluese dhe pastaj ndeshja e fundit do të jetë javën e fundit para fillimit të kampionatit.” -tha Jeton Beqiri-Trajner i KF Struga TL.

Duke pasur parasysh se ambiciet e klubit në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut nuk janë edhe modeste, ekipi ka sjell tre përforcime si portieri Urosh Gjuriq, sulmuesi Emran Ramadani dhe Hristijan Kirovski, ndërsa pritet edhe angazhimi i dy emrave të ri.

Ambicie primare dhe më e rëndësishme është që këtë vit ekipi i Strugës të stabilizohet dmth në Ligën e Parë. dmth të sigurojmë ekzistencën pikë së pari pastaj nëse na jepet mundësia të plasohemi edhe në pjesën e mesme të tabelës apo në pjesën e epërme të klasifikimit.”- deklaroi Jeton Beqiri-Trajner i KF Struga TL.

Kapiteni skuadrës Ardit Shaqiri është i mendimit se me përgatitje cilësore dhe përfocimet e bëra ekipi do të ketë një formacion stabil për t’u përball me të  gjitha sfidat.

Ne jemi ekip debutuese në Ligën e Parë, sot filluam me  stërvitjet. Dita e parë. Shpresojmë të kalojmë mirë me këto stërvitje, kryesorja është që të mos kemi dëmtime. Shpresojmë që me ardhjen e disa përforcimeve të jemi një ekip solid” tha kapietni Ardit Shaqiri.

Klubi i futbollit Struga Trim Lum, fazën përgatitore e filloi te stadiumi i Ladorishtit, ndërsa ndeshjet kampionale do t’i zhvillon te stadiumi i qytetit për çka këto ditë do të bëhen edhe disa riparime të nevojshme. /Shaban Sinani/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!