close

STUDENTËT DHE UNIVERSITETET NJOHIN VLERAT EVROPIANE

Në vazhdën e takimeve me student për promovimin e konkursit “Me njohuri evropiane drejt kryeqytetit evropian”, Zv. Kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, është ndalur në UEJL. Jemi këtu që ti animojmë studentët për të parcipuar me njohuritë e tyre për Evropën, ti shpërblejmë më të mirët me një vizitë në Kryeqytetin Evropian, ishte deklarata e Osmanit para takimit me studentët.

Studentët e Fakultetit juridik pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, janë njohur me konkursin e Sekretariatit për Çështje Evropiane “Me njohuri evropiane drejt kryeqytetit evropian”. Osmani para studentëve ka folur edhe  për gjendjen aktuale në procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Po punohet intenzivisht që vlerat evropiane të sillen në mesin tonë, sa nuk kanë ikur të gjithë në Evropë, ka deklaruar ektori i këtij universiteti Abdylmenaf Bexheti.

Edhe rektori i Universitetit të Tetovës, gjatë qëndrimit të Osmanit në këtë universitet pati vlerësuar lartë këtë projekt.

Me këtë vizitë, zëvendëskryeministri Osmani e rrumbullakëson ciklin e vizitave në universitete dhe në periudhën në vijim studentët do të kenë mundësi t’i përpunojnë esetë me të cilat do të garojnë. Dymbëdhjetë esetë më të mira, do të kenë mundësi ta vizitojnë kryeqytetin evropian-Brukselin, ku edhe do të kenë mundësi t’i shohin nga afër institucionet kyçe të BE-së dhe të njihen me mënyrën e punës së tyre. /Lulzime Ameti/