Stuhia në Shkup – ç`ndodhi dje me motin?!

Pasditën e së martës Shkupi u godit nga një mot I lig që paralizoi qytetin dhe lëvizjen e qytetarëve. Janë përmbytur shumë rrugë dhe objekte banimi, drunj të rrëzuar, vetura të dëmtuara…Shkupjanët sot sanojnë dhe paraqesin dëmet dhe kërkojnë ndihmë nga kompetentët.

Por, çfarë ndodhi dje?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Metereologët, sic percjell KlanM, thonë se territori I vendit tonë gjendet nën ndikimin e një mase skajshmërisht jostabile ajrore, kurse dje në Shkup janë përplasur dy masa ajrore – më e ngrohta nga jugu dhe masa e ftohtë nga veriu që ka shkaktuar formimin e sistemit të stuhive që kaploi Shkupin me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të fuqishme, zbrazje të fuqishme elektrike dhe breshër.

Ndërkohë, sic njofton Klan M Drejtoria për Punë Hidrometereologjike ka theksuar se mot i lig sikurse I djeshmi në Shkup, mund të ndodh një herë në dy deri pesë vjet. Ky pohim bazohet në matjet historike dhe hulumtimet statistikore të reshjeve intensive afatshkurtëra.

Sinoptikët paralajmërojnë se mot jostabil me reshje të shiut, zbrazje elektrike dhe erë të fuqishme, vecanërisht gjatë pasditës dhe mbrëmjes, do të mbizotërojë deri të premten, kur pritet stabilizimi i motit dhe rënia e temperaturave. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share