close

SUBVENCIONIMI I FLUTURIMEVE: WIZZ AIR ME TETË DESTINACIONE TË REJA

Sugareski: Subvencionimi në të mirë të qytetarëve


Me tetë destinacione të reja gjatë tre viteve të ardhshme dhe fluturime më të shpeshta në disa nga rrugët ekzistuese u angazhua avio-kompania Vizer, për çka nga tatim-paguesit e Maqedonisë do të marrë subvencione në vlerë prej pesë milionë eurove. Marrëveshja e rinovuar për herë të tretë, që sot e nënshkruan ministri i Transportit Goran Sugareski dhe Xhorxh Mihalopulos, përfaqësues i kompanisë, u arrit pas tenderit shtetëror për subvencionimin e avio-kompanive me buxhet të ulët të shpallur tri herë, me çrast kandidat i vetëm ishte aviotransportuesi hungarez.

Në mungesë të aviotransportuesëve të vendit, kompania hungareze me buxhet të ulët, Vizer është operatori i vetëm në të dy aeroportet në Shkup dhe Ohër. Marrëveshje e re e nënshkruar me qeverinë e obligon që gjatë tre viteve të ardhshme të hapë sëpaku gjashtë linja të reja, dy nga Shkupi dhe katër nga Ohri në drejtim të Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Italisë dhe Qipros. Për çdo aviobiletë të udhëtarëve që do të udhëtojnë nga Maqedonia, shteti do të paguajë nga 7 deri në 13 euro. Pyetjes së gazetarëve se cilin e ndihmon më shumë Qeveria me paratë e tatimpaguesëve, Vizerin, operatorin e aeroporteve ose të pasurit që munden t’i lejojnë vetes udhëtime, ministri Sugareski u përgjigj:

“Logjika është që të ndihmojmë qytetarët. As për Vizerin e as për Ministrinë e Transportit. Konsiderojmë se kjo është një masë e mirë jo vetëm për aeroprotin e Shkupit, por edhe për aeroportin Shën Apostol Pavle dhe kështu zhvillohemi seriozisht.” deklaroi Goran Sugareski, Ministër i Transortit dhe Lidhjeve.

Nga 4500 të punësuarëve në Vizer, 190 janë rekrutuar nga vendi ynë, ndërsa për muajin e ardhshëm është paralajmëruar një shpallje e re për kuadër vendor, kryesisht për të rinjë të cilët u shërbejnë udhëtarëve në aeroplanë. Xhorxh Mihalopulos, i cili sot në emër të kompanisë e nënshkroi marrëveshjen e re tre vjeçare, e sqaroi biznes modelin dhe planin e ri afarist në vend:

“Biznes modeli ynë mbështetet në përcaktimin tonë që të jemi biznes digjital…14.55. Jo vetëm që do të kemi edhe tetë rrugë të reja, por edhe shërbimet tona do t’i rrisim, në drejtim të Geteburgut ku fluturimet nga katër do të  rriten në pesë, për Hamburg nga dy në tre, për Këlnin nga tre në katër. Në drejtim të Maltës si destinacion atraktiv nga dy do të kemi tri fluturime në javë, dhe për në Bazelin tre fluturime në javë. Pra do të kemi 38 rrugë në 16 vende.” –shprehet Xhorxh Mihalopulos, VIZER.

Gjatë periudhës së kaluar Vizer me çmime të lira e lidhi Maqedoninë me vendet ku punojnë mërgimtarët tanë, por edhe me Kosovën fqinje, mënjanoi kompani të shumta me shërbime shumë më të shtrenjta, për çka pati edhe reagime nga Bashkimi Evropian. Maqedonia tanimë disa vite është duke menduar që të ketë një aviotransportues kombëtar, por ky bashkëpunim, me sa duket, tani për tani mbetet më i liri dhe më me leverdi. /Biljana Georgievska/