Suedia, patrullim me nëndetëse për sigurinë e NATO-s

Vendi nordik synon të shpenzojë 2% të PBB-së së saj për mbrojtjen deri në vitin 2026

Në pritje të marrjes së të drejtës për të qenë anëtare e NATO-s, Suedia ka nxjerrë në front të parë nëndetëset e saj, me të cilat mendon që do t’i krijojë Aleancës një avantazh strategjik në Detin Baltik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Fuqia e këtyre nëndetëseve ka qenë që prej 32 vjetësh. Gjithashtu gjatë gjithë asaj kohe, ne kemi trajnuar ekuipazhin për t’u përshtatur me teknologjinë e fundit”.

Në vitin 2021, Suedia nënshkroi marrëveshje për të ndërtuar gjeneratën e ardhshme të anijeve dhe do të shtojë dy nëndetëse të tjera “Blekinge” në flotën e saj. Suedia zvogëloi forcat e saj të armatosura pas Luftës së Ftohtë.

“Gjatë viteve 1990, kur mbaroi Lufta e Ftohtë, Suedia zvogëloi forcat e saj të armatosur në të gjitha shërbimet Forcat Ajrore, ushtrinë dhe marinën. Marina u godit rëndë, si të thuash, dhe vetëm disa anije u mbajtën. Me kalimin e kohës dhe vitet ’90, anijet e vogla të sulmit me raketa u hoqën nga përdorimi dhe u zëvendësuan nga ato që kanë sot, korvetat Visby, që janë ndërtuar këtu në Karlskrona dhe përbëjnë thelbin e flotës sot. Tani është një flotë mjaft e vogël në krahasim me atë që kishim në vitet ’70 ose ’80, por shpresojmë që do përparojmë”.

Suedia synon të shpenzojë 2% të PBB-së së saj për mbrojtjen deri në vitin 2026 për të rritur kapacitetin e saj ushtarak në tokë, det dhe ajër. Vendi synon të dyfishojë numrin e rekrutëve nga rreth 24,000 në 2025, në 50,000 në 2035, sipas shefit të ushtrisë.

“Sigurisht, ne jemi gati që të stërvitemi me të tjerët. A duhet të jemi një marinë më e madhe? Absolutisht. Ne kemi 2700 kilometra vijë bregdetare. Ne duhet të rritemi. Ne jemi në një periudhë rritjeje tani dhe kjo është ndoshta më shumë për sa i përket kapacitetit sesa aftësive, por ne gjithashtu duhet të operojmë së bashku me të tjerët”.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Finlanda u bë anëtare në Prill, ndërsa aplikimi i Suedisë është vonuar për shkak të kundërshtimeve nga vendet anëtare Turqia dhe Hungaria.

Trupat suedeze kanë vazhduar të stërviten me trupa nga vende të tjera. SHBA-ja dhe aleatët e saj po i ushtrojnë Turqisë presion që të hapë dritën jeshile për anëtarësimin e vendit nordik në aleancë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share