Një shpërthim dhe të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, përkatësisht afër Ministrisë së Informimit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 11:40 me kohë lokale, deklaruan autoritetet.
Nga ministria deklaruan se në skenë të sulmit kanë qenë tre sulmues, një nga të cilët ka arritur të futet brenda ndërtesës. Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por kjo ngjarje ndodhi menjëherë pas bisedimeve në mes të qeverisë dhe talibanëve. /Agjencitë/