close

SULM KIBERNETIK NË AGJENCINË BULLGARE TË TATIMEVE

Janë vjedhur të dhënat personale të pesë milionë Bullgarëve


Në sulm kibernetik në agjencinë shtetërore të tatimeve janë vjedhur të dhënat personale të miliona bullgarëve. Hetuesit bullgarë në fushën e sigurisë kompjuterike deklarojnë se me shumë gjasë janë kompromentuar të dhënat e pothuajse të gjithë personave të rritur, në vendin me popullatë 7 milionëshe.

Autoritetet bullgare tashmë kanë arrestuar një person 20 vjeçar, i dyshuar për pjesëmarrje në sulm. Ministri i Financave Vlladisllav Goranov në Kuvend kërkoi falje për incidenti, duke shtuar se secili që ka tentuar t`i përdorë të dhënat “do ti nënshtrohet ndikimit të ligjit në Bullgari”.

“Mund të thuhet lirisht se të dhënat personale të pothuajse tërë popullatës së rritur në Bullgari janë kompromentuar” – thekson hetuesi i sigurisë kompjuterike Veselin Bonçev, asistent-profesor në Akademinë Bullgare të Shkencave. Mendohet se kryerësi i sulmit kibernetik ka dërguar i-mejl deri te mediat bullgare ditën e hënë, në të cilin përveç që e ka kritikuar sigurinë kompjuterike në institucionet qeveritare, u ka ofruar edhe qasje deri te të dhënat e vjedhura. Në i-mejl shtohet se hakeri posedon informacione për rreth pesë milionë persona dhe biznese në Bullgari.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov në lidhje me futjen në sistemin e tatimeve dhe arrestimin e 20-vjeçarit, deklaroi se është evidente që arsimi në Bullgari po bëhet gjithnjë e më cilësor, ndërsa shteti duhet t’i angazhojë “magjistarët” e tillë. Burime të tjera sugjerojnë se pas sulmit fshihen elemente ruse, të motivuara nga vendimi i Bullgarisë për blerjen e tetë avionëve të ri ushtarakë të tipit F-16, në shumë prej 1 miliardë e 256 milionë dollarë nga SHBA-të, furnizimi më i madh me mjete ushtarake pas rënies së komunizmit. /Biljana Georgievska/