Një person ka vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë në New York të SHBA-së. Sipas asaj që raportojnë mediumet e huaja, bëhet me dije se të shtënat me armë janë regjistruar gjatë një evenimenti në një park lodrash në Brooklyn. Viktima është një 38 vjeçar, i cili ka marrë goditje të plumbave në kokë. Ende nuk dihet shkaku i sulmit dhe identiteti i sulmuesit. /Agjencitë/
SULM ME ARMË NË NJU JORK
