Sulmi në Poloni: RMV-ja në konsultime me NATO-n

KOVAÇEVSKI: I KAM SHPREHUR NGUSHËLLIME KRYEMINISTRIT POLAK

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë shprehur mbështetje dhe solidaritet me Poloninë, vend anëtar në NATO, pas shpërthimeve të raketave gjatë ditës së djeshme, në afërsi të kufirit me Ukrainën. Sot në Bruksel do të mbahet takimi i NATO-s, në të cilin merr pjesë edhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut, nga i cili priten më shumë detaje në lidhje me shpërthimet dhe qëndrim i përbashkët i vendeve anëtare të NATO-s.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në takimin e NATO-s që mbahet në Bruksel pritet të publikohen më shumë detaje në lidhje me atë kush, prej ku dhe me çfarë qëllimi janë hedhur raketat të cilat mbrëmë shpërthyen në territorin polak, në afërsi të kufirit me Ukrainën. Maqedonia e Veriut është në konsultime me NATO-n.

“Dje i kam shprehur ngushëllime Kryeministrit të Polonisë për atë që ndodhi. Në raport me qëndrimet e mëtejshme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe të miat si Kryetar i Qeverisë, mund t’ju informoj se për momentin në Bruksel zhvillohet takimi i vendeve anëtare të NATO-s në të cilin merr pjesë edhe ambasadori ynë dhe gjithë komunikimi në lidhje me këtë çështje do të vijojë pas atyre takimeve në Bruksel” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Ngushëllime për familjet e viktimave në konferencën e përbashkët për shtyp ka shprehur edhe Ministrja për Evropë e Francës, e cila sot qëndron në Shkup.

“Ngushëllimet e mia për të gjitha viktimat në Poloni dhe për familjet e tyre” – tha Lorans Bun, ministre për Evropën, Francë.

Menjëhërë pas lajmit për shpërthimet, shefi i diplomacisë ka shprehur shqetësim për situatën.

”Mbështetje dhe solidaritet të plotë me partnerin tonë të ngushtë Poloninë, shprehim ngushëllime për familjet e viktimave. Po konsultohemi me aleatët tanë NATO-s dhe po ndjekim nga afër situatën“ – shkruan Bujar Osmani në facbook.

Mediat në vend që ditën e djeshme dolën me pyetjen “Çfarë do të bëjë NATO”? pas informacionit për shpërthimet në territorin polak, por pas sugjerimeve të para se bëhet fjalë për “sulm rus” pas kufirit ukrainas, sot mediat botërore përcjellin deklaratat e ekspërtëve dhe krerëve të shteteve se për momentin nuk ka konfirmim se bëhet fjalë për sulm të qëllimshëm në Poloni. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share