Një raketë shpërtheu në ambasadën e SHBA-së në Kabul, dhe një tjetër goditi kompleksin e Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit. Nuk është raportuar për dëme në të dyja objektet. “Personeli diplomatik nuk është prekur drejtpërdrejtë nga shpërthimi”, ka thënë një zyrtar i Departamentit të Shtetit. Incidenti ndodh në 18 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, që ishin edhe arsye e nisjes së luftës në Afganistan. /Agjencitë/
SULMOHET AMBASADA AMERIKANE NË AFGANISTAN
