Në Repartin për sëmundje të lëkurës në spitalin klinik të Tetovës sot në mëngjes rreth orës 9 është sulmuar një mjek. Rasti është denoncuar në policinë e Tetovës.
Nga SPB Tetovë përmes një komunikate njoftojnë se sulmuesi është arrestuar më vonë.
“Është denoncuar se në Repartin e lëkurës në spitalin klinik të Tetovës fizikisht është sulmuar mjeku A.E (45) nga Tetova, i cili është sulmuar prej pacientit A.B (43) nga Reçica e Madhe, që menjëherë është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policorë në Tetovë për zbardhjen e plotë të rastit”, njoftoi policia e Tetovës.
Siç njoftohet, pas sulmit të dytë mjeku e ka humbur vetëdijen. Menjëherë është transferuar në qendrën klinike në Shkup, ku pas ndihmës së ofruar mjekësore ka ardhur në vetëdije. /Klan Macedoni/