Personi që është akuzuar për sulmet në dy xhamit e Zelandës së Re të premten, besohet se ka vepruar i vetëm, tha policia. Edhe tre persona ishin arrestuar pas sulmeve në dy xhamitë, ku mbetën të vrarë 50 persona. Por, sipas komisionarit policor, Mike Bush, ata besohet se nuk kanë qenë të përfshirë në këto sulme.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se kabineti i saj do të diskutojë për reformat mbi politikat për armët gjatë ditës së hënë, duke përsëritur se do të “ketë ndryshme në ligjet tona për armët”. I dyshuari i sulmeve, Tarrant është paraqitur të shtunën pranë një gjykate, ku zyrtarisht është akuzuar për vrasje. /Agjencitë/