Skuadra kampione e Anglisë, Mançester Siti me fitoren fitore 5:4 pas ekzekutimit të penaltive ndaj Liverpullit, shënoi suksesin e parë në sezonin e ri duke e fituar Superkupën e Anglisë apo ndryshe i njohur si “Kjomjuniti Shild”.
Ish-futbollisti i Liverpullit, Rahem Sterling, i dha epërsinë Mançester Sitit, në pjesën e parë, ndërsa Liverpulli barazimin e arriti në pjesën e dytë me anë të Zhoel Matip. Gjatë ruletës së penaltive ishte vetëm Zhorzhinjo Vajnaldum i Liverpullit që gaboi, ndërsa futbollistët e Sitit dolën të jenë të gjithë të saktë, duke ngritur kështu lartë trofeun e parë të sezonit 2019/2020.
Për trajnerin Pep Guardiola trofeu “Community Shield” është i 28-ti gjatë dekadës së fundit. Në fakt, si trajner, Guardiola ka drejtuar 583 ndeshje, duke fituar 28 trofe. Kjo do të thotë se ai ka fituar nga një trofe në çdo 21 ndeshje. Thjesht e pabesueshme! Me siguri nuk ka njeri me mend në kokë që mund të ketë dyshime se cili është trajneri më i mirë në botë. /Agjencitë/