close
Sport

SUPERKUPA E ITALISË: RONALDO SJELLË TROFEUN E RADHËS PËR JUVENTUS

Superkupa Italiane

Në Xheddah, Juventus – Milano 1-0


Skuadra e Juventusit është fituese e Superkuës së Italisë pasi që mbrëmë në staduiumin “Mbreti Abdullah” në Xheddah të Arabisë Saudite, mundi ekipin e Milanit me rezultatin 1-0 me një gol të vetëm që e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 61-të. Për yllin e Juventusit ky ishte goli i 19-të i realizuar në 28 finale të luajtura në total me Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Për portugezin Cristiano Ronaldo ishte ky trofeu i katërt i Superkupës por në vende të ndryshme. Ai e ka ngritur këtë trofe me katër ekipe në kampionate të ndryshme: në Portugali me Sporting Lisbona, në Angli me Manchester Junajtedin, në Spanjë me Real Madridin dhe tashmë me Juventus, ndonëse e zhvilluar në Arabinë Saudite.

Për Juventusin ishte ky trofeu i tetë në këtë kompeticion, ndërsa Milani mbetet me shtatë trofe të fituara.

Pasi që fituan trofeun e Superkupës së Italisë, Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij të Juventusit u pritën nga ylli i boksit Floyd Mayweather në Arabinë Saudite. Bardhezinjtë e festuan me ikonën e boksit fitoren 1-0 të Italisë ndaj Milanit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia