close

SUPERKUPA E ITALISË SËRISH NË ARABINË SAUDITE

Përkundër polemikave edhe kësaj radhe Superkupa e Italisë mes Juventusit dhe Lazios, pritet që të luhet në Arabinë Saudite. Drejtori Ekzekutiv i Serie A, Luigi De Siervo, e bëri të qartë të martën, midis fjalëve që tha. E gjitha kjo është e lidhur me kontratën e përcaktuar në mes të institucionit që ai përfaqëson dhe arabëve, e cila parasheh që tri sfida në pesë vite do të luhen në vendin përballë Gjirit Persik.

Sauditët janë duke shqyrtuar mundësinë që përherë të dytë të jenë organizator të superkupës së Italis, ndërsa vetëm pengesat e dokumentuara dhe të ligjshme mund të ndikojnë që sfida Juventus-Lazio të ndryshojë vendin e zhvillimit, e cila sipas të gjitha gjasave luhet në Xheddah ose Riad, në dhjetor, ose më së largu në janar.

De Siervo, gjithashtu, ka sqaruar se nuk ka angazhime të palëve për prishje të kontratës, pas shkeljeve të faqes pirate arabe “BeoutQ”, të raportuara nga Katari: “Vendimi do të merret nga klubet, jo nga Liga. Ne po e vlerësojmë kalendarin së bashku me Juventusin dhe Lazion dhe së shpejti do t’iu japim përgjigje arabëve”. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!