Në planin e ri parashihen katër skuadra
Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales njoftoi ditën e sotme se që nga sezoni i ardhshëm Superkupa e Spanjës do të ndryshojë format.
Deri tani në këtë finale është përballuar fituesi i La Liga me fituesin e Copa Del Rey. Në planin e ri do të ketë katër skuadra që do të përballen në tre ndeshje, dy gjysmëfinale dhe një finale. Do të jenë dy skuadra që do të renditen në vend të parë dhe të dytë në La Liga dhe dy finalistët e Copa Del Rey që do të përballen mes tyre.
Sipas Rubiales, ndeshjet do të zhvillohen në pak ditë brenda një qyteti të vetëm dhe do të jenë para fillimit të kampionatit. Një format e tillë sipas kreut të RFEF do të ngjallë më shumë interes dhe do e nis sezonin me një festë futbolli.
Ky rregull i ri do të prezantohet në Asamblenë e muajit prill, aty ku pritet të miratohet dhe të marrë zbatim që nga sezoni i ardhshëm. /Agjencitë/