close
Sport

SUPERLIGA DREJT SHKRIRJES, MBLEDHJE E JASHTËZAKONSHME PËR TË SHMANGUR DËSHTIMIN

B7976F7B-2E4E-4241-8476-4D4F247C1754

Mesnatën e sotme është parashikuar një mbledhje e jashtëzakonshme mes përfaqësuesve të 12 klubeve themelues të Superligës europiane.

Në orët e fundit, situata po ndryshon në mënyrë të pabesueshme, me Chelsea dhe Manchester City që janë gati të tërhiqen nga projekti, ashtu si edhe Atletico Madrid.

Mesa duket presioni i UEFA-s dhe FIFA-s por mbi të gjithë i tifozëve ka dhënë menjëherë efekt dhe Superliga Europiane pas disa ditësh mund të ngjasojë me një ëndërr të një nate pranvere, pasi bërja realitet e këtij kompeticioni po kthehet në një mision të pamundur për klubet themeluese. /Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia