close
Sport

SUPERLIGA EVROPIANE: PROJEKTI DREJT DËSHTIMIT

30A9F19E-B28A-40A3-AC87-D295EC21347B

KLUBET IA “KTHEJNË SHPINËN” SUPERLIGËS EVROPIANE


Interi, Milani dhe Atletiko Madridi janë dy klubet e fundit që sot përmes komunikatave u tërhoqën nga projekti – Superliga Evropiane. Me këtë, 8 nga gjithsejt 12 klube, themelues të kësaj lige tashmë kanë hequr dorë nga projekti. Për momentin për Superligën janë vetëm tre klube; Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi.

Gjatë ditës së djeshme tërheqjen e tyre e paralajmëruar gjashtë klubet më të pasura angleze; Liverpuli, Mançester Junajtedi, Arsenali, Çelsi, Totenhemi dhe Mançester Siti. Ata ndryshuan vendimin vetëm 48 orë prej se ishte paralajmëruar formimi I kësaj lige, nën presionin e madh nga tifozët, futbollistët dhe politika.

Mbi një mijë tifozë të Çelzit mbrëmë kanë protestuar para stadiumit në Londër para ndeshjes kundër Brajtonit.

Kapiteni I Liverpulit, Xhordan Henderson, kishte mbajtur një takim me bashkëfutbollistët dhe kishte njoftuar se janë kundër idesë për pjesëmarrje në Superligë. Pas kësaj pronari I Liverpulit kishte kërkuar falje publike.

XHON V. HENRI – PRONAR I LIVERPULIT

“Ju dëgjuam, unë ju dëgjova. Dua t`i kërkoj falje Jyrgenit, futbollistëve dhe secilit që punon për këtë klub. Projekti nuk mund të mbijetonte pa mbështetjen e tifozëve dhe në 48 orët e fundit u bë e qartë se nuk do të ketë përkrahje. Të gjithë ata që punojnë për klubin s`kanë asnjë përgjegjësi për këtë që ndodhi.

Drejtori Ekzekutiv I Mançester Junajtedit, Ed Vudvord u dorëhoq nga funksioni pasi u bë e sigurtë se projekti shkon drejt dështimit, derisa Arsenali u kërkoi falje tifozëve të vet.

Presidenti I UEFA-së, Aleksandar Çeferin deklaroi se është I mahnitur nga vendimi I klubeve angleze, kurse tërheqjen e tyre e përshëndeti edhe Federata e Futbollit anglez duke uruar tifozët për zërin e tyre unik dhe mjaft me ndikim.

Nga Superliga Evropiane insistojnë se nuk do të heqin dorë nga projekti duke u arsyetuar se sistemi aktual nuk po funksionon. Do t`I shqyrtojmë hapat më adekuat që ta riformulojmë këtë projekt” – thuhet në deklaratën e Superligës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia