close
Sport

SUPERLIGA: PRONARI I LIVERPULIT PUBLIKISHT U KËRKOI FALJE TIFOZËVE!

A1FB2A33-9A66-47CD-89AE-5D5036A531B5

Pronari I Liverpulit, Xhon V. Henri publikisht u ka kërkuar falje punonjësve të klubit, në vecanti tifozëve dhe ka pranuar gabimin e bërë me hyrjen në Superligën Evropiane.

Tifozët e njërit prej klubeve më të suksesshme të Evropës, shfaqën pakënaqësitë menjëherë pasi u bë publike lajmi se klubi I tyre është një nga themeluesit e Superligës. Pas “betejës” nëpër rrjetet sociale, ata dolën në rrugë, para stadiumit “Anfield” por edhe para stadiumit të Lidsit, para ndeshjes së të hënës.

Një rol të rëndësishëm kishte edhe kapiteni I Liverpulit, Xhordan Henderson, I cili fillimisht ka mbajtur një takim me kapitenët e klubeve tjera të Premier Ligës, kurse më pas në rrjetet sociale publikoi një deklaratë ku tha se nuk e dëshiron Superligën. Deklarata u shpërnda nga bashkëlojtarët e tij dhe të bashkuar e detyruan klubin që të ndryshojë vendimin.

Për këtë shkak pronari I Liverpulit, Xhon V. Henri u kërkoi publikisht falje të gjithë tifozëve dhe punonjësve të klubit.

“Ju dëgjuam, unë ju dëgjova. Dua t`i kërkoj falje Jyrgenit, futbollistëve dhe secilit që punon për këtë klub. Projekti nuk mund të mbijetonte pa mbështetjen e tifozëve dhe në 48 orët e fundit u bë e qartë se nuk do të ketë përkrahje. Të gjithë ata që punojnë për klubin s`kanë asnjë përgjegjësi për këtë që ndodhi. Ata ishin shumë të shqetësuar dhe është bërë padrejtësi. Kjo dhemb më së shumti. Ata punojnë cdo ditë që t`ju bëjnë krenarë, ata me të vërtetë e duan klubin e tyre” – ka deklaruar Henri përmes një video-mesazhi.
/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia