Takim Besimi-Dible: U konfirmua përkrahja e vazhdueshme nga SHBA-ja në luftën kundër korrupsionit

Republika e Maqedonisë së Veriut merr përkrahje të vazhdueshme nga SHBA-ja nëpërmjet USAID-it në zbatimin e reformave të integrimeve euroatlantike. Përkahja e tillë u konfirmua sot në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me u.d. shefin e misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Eric Meyer dhe përfaqësuesen e re të Zyrës së USAID-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jeri Dible, ku u nënshkruan marrëveshjet për Amendamentin e ri të Marrëveshjes së grantit për partneritet të zhvillimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Nënshkrimi i këtij amendamenti është pjesë e programit katëvjeçar për partneritet, që është në vlerë të përgjithshme prej 56.5 milionë dollarëve. Me nënshkrimin e amandementit të katërt, mjetet efektive nga i gjithë programi arritën vlerën prej 23.4 milionë dollarëve. Mjetet janë destinuar drejt rritjes së ekonomike më të madhe përmes përmirësimit të konkurrencës; uljes së barrierave për zgjerimin e tregjeve euroatlantike; përmirësimit të sigurisë energjetike; angazhimit më të madh të të rinjve për nxitjen e mundësive ekonomike dhe nxitjes së tyre për të pasur rol aktiv në zhvillimin e vendit; uljes së korrupsionit dhe nxitjes së kulturës së përgjegjësisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri Besimi shprehu mirënjohje për Qeverinë e SHBA-së, e cila vazhdimisht i jep përkrahje të konsiderueshme Qeverisë sonë në realizimin e aktiviteteve të destinuara drejt rritjes dhe stabilitetit ekonomik, si dhe forcimit të kapaciteteve demokratike të institucioneve. Gjjithashtu shtoi se, një nga prioritetet e Ministrisë së Financave është sigurimi i transparencës më të madhe, për të cilën tashmë janë ndërmarrë masa të caktuara, por se ky proces duhet të avancohet dhe pritet përkrahje në këtë drejtim.

Në këtë takim u përgëzuan edhe përpjekjet e paralajmëruara nga pala amerikane për luftën kundër korrupsionit dhe uljen e ekonomisë gri, për çka ministri Besimi shprehu interesim të veçantë për të ofruar përkrahje teknike nga USAID-i.

SHBA-ja e përfaqësuar nga USAID-i, deri më tani në vendin tonë ka investuar 840 milionë dollarë, për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vijon me përkushtimin e saj për ta përkrahur vendin tonë në realizimin e vizionit për integrimin e mëtejshëm euroatlantik.

Ministri Besimi prezantoi në takim edhe zhvillimet makroekonomike, reformat që po ndërmerren dhe investimet e planifikuara për përshpejtimin e rritjes ekonomike, si dhe sfidat me të cilat përballet vendi nga kriza energjetike dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për t’u përballur me to. Po ashtu, u theksua dhe përkrahja në përforcimin e decentralizimit fiskal dhe përforcimin e kapaciteteve të vetëqeverisjes lokale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share