Takimi Kovaçevski – Mickoski: LSDM-ja mbledh këshillin ekzekutiv dhe qendror

VMRO-DPMNE: TË DORËHIQET KOVAÇEVSKI!

LSDM-ja mbledh Këshillin Ekzekutiv dhe Qendror për të diskutuar për mënyrën dhe zhvillimin e diskutimeve, bisedimeve dhe debateve me VMRO-DPMNE-në rreth ndryshimeve kushtetuese, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Socialdemokratët përshëndesin, sic thonë, gatishmërinë e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së, për t`u pajtuar për ndryshimet kushtetuese.

“Veprimi i anuluar i ndryshimeve kushtetuese është e pranueshme për ne deri në mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare, kjo është në kornizën negociuese, kështu që në seancat e Këshillit Ekzekutiv dhe Qendror do të diskutohet konkretisht për mënyrën e vazhdimit të negociatave me VMRO-DPMNE-në” – tha Darko Kaevski, LSDM.

Socialdemokratët, sic njofton KlanM, thonë se nuk do t`i sqarojnë e as do t`i interpretojnë deklaratat e Mickoskit, pasi sipas tyre, i gjithë opinioni në RMV dëgjoi Mickoskin dhe qëndrimin e ndryshuar të partisë.

“Tani me rëndësi është vazhdimi i dialogut. Pranimi i ndryshimeve kushtetuese si dhe pjesëmarrja në Qeverinë e zgjeruar për integrime evropiane janë bazë e mirë. Tani duhet të ulemi dhe ta vazhdojmë debatin, ta realizojmë agjendën evropiane, në interes të qytetarëve dhe shtetit” tha Darko Kaevski, LSDM.

Kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja. Kovaçevski të dorëhiqet, kurse nervozizmi është tek LSDM-ja për shkak se BDI-ja shkon në opozitë – thonë nga opozita, njofton KlanM.

“Presim dorëheqjen e Kovaçevskit. Por jemi të habitur se patriot të vetshpallur po luftojnë që BDI-ja të mbetet në pushtet, kurse Maqedonasit të jenë të ndarë. As që e kemi menduar që dashuria ndaj BDI-së është aq e madhe, sa që janë të gatshëm ta lejojnë vendin të zhytet në krime, anarki dhe kaos në krye me BDI-në” – tha Naum Stoilkovski.

Organet më të larta partiake të LSDM-së u mblodhën pas takimit kokë më kokë Kovaçevski – Mickoski. Në takimin e liderëve, sic njofton KlanM, nuk pati marrëveshje për ndryshimet kushtetuese, kurse dy liderët në tavolinë vendosën disa propozime për të cilët nuk pati konsensus, por, të dy vlerësuan se ka bazë të mirë për vazhdimin e dialogut. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share