Takimi Taravari – Osmani në Shkup

Në kuadër të vizitës së saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i shoqëruar nga deputetët Adnan Neziri dhe Bujare Abazi, ka realizuar sot takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, përcjell KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Në takim këmbyem mendime për marrëdhëniet biltarale, gjendjen në të dyja vendet, për të ardhmen dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik, lidhjen infrastrukturore, procesin euro-integrues, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me rajonin, agresionin rus në Ukrainë dhe implikimet në rajon”, theksoi kryetari Taravari pas takimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryetari i ASH-së, siç thonë shërbimet partiake, ka uruar presidenten Osmani për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pjesëmarrjen e Kosovës në formate dhe mekanizma të ndryshëm rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Taravari njoftoi, po ashtu, se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe implementimin e marrëveshjeve mes tyre, gjë që do të kontribuonte për një rajon më stabil dhe më afër portave të Bashkimit Evropian./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share