Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se takimi i tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përfundoi pa marrëveshje për shkak të mospajtimeve rreth sanksioneve amerikane.
Takimi përfundoi para kohës së planifikuar dhe të dyja palët shmangën një drekë të përbashkët. Presidenti Trump i përshkroi bisedimet si “produktive” dhe shfaqi shpresën se palët do të arrijnë një marrëveshje për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut së shpejti. /Agjencitë/