Greqia dhe Turqia duhet të krijojnë një klimë mirëbesimi dhe të avancojnë marrëdhëniet dypalëshe në çdo fushë. Të këtij mendimi u shprehën të martën në Ankara presidenti turk Recep Taip Erdogan dhe kryeministri grek Aleksis Tsipras.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas një takimi kokë më kokë që zgjati rreth 2 orë, dy liderët folën për një sërë çështjesh, që nga emigracioni deri tek terrorizmi.
Erdogan dhe Tsipras ranë dakord që në kuadër të klimës së re pozitive, të rikthejnë në tryezën e bisedimeve ministrat e Mbrojtjes dhe ata të Jashtëm, për të reduktuar tensionet dhe për të rikthyer besimin reciprok. /Agjencitë/