close
Ekonomi

“ TAKSA”: MAQEDONIA SHËNON RRITJE TË EKSPORTIT

Screenshot_1-55

Maqedonia shënon rritje të eksportit të mallrave drejtë Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Ministri i tregtisë, turizmit dhe telekomunikimeve në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq  deklaroi se mallrat nga Serbia mund të shihen gjithandej në Kosovë dhe se ato qarkullojnë përmes rrugëve alternative. Ai tha se malli serb në tregun e Kosovës futet përmes Maqedonisë gjegjësisht ri- paketohen në vendin tonë dhe importohen në Kosovë si produkte nga Maqedonia. Afaristet ne vend mohojne zerat e këtilla. Xhemail Dauti shton se kjo është një ceshtje politike.

Edhe nga Drejtoria e Doganave te Maqedonise thone se nuk behet fjale per ripaketim të produkteve, por perpunim te origjines. Ekspertet e ekonomise vlerësojne se Maqedonia eshte duke e shfrytezuar kete rast dhe e njëjta behet per shkak të rritjes ekonomike.

Nga Doganat e Maqedonisë bëjnë të ditur se ka lëvizje të zakonshme të transportuesve nga Serbia, por nuk përjashtohet mundësia për rritjen e fluksit. Sipas të dhënave nga Ministria e ekonomisë, në vitin 2018 në Kosovë nga Maqedonia janë eksportuar 2417 tonelata miell në vlerë prej 672.071 euro. Thuajse e tërë kjo sasi është eksportuar në dy muajt e fundit të vitit. Eksporti i përgjithshëm në 10 muajt e parë të vitit të kaluar është vetëm 38,6 tonelata miell. Ndërsa në tërë vitin 2017 nga Maqedonia në Kosovë janë eksportuar vetëm 50,2 tonelata. /Xhumadije Ibraimi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia