Zyra e BE-së në Prishtinë sërish ka kritikuar qeverinë e Kosovës për taksën e vënë ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Bashkimi Evropian përmes zyrës në Prishtinë edhe njëherë është shprehur kundër taksës 100% ndaj produkteve serbe të vënë nga qeveria e Kosovës. Ky fakt është përmendur në raportin e BE-së për Kosovën për vitin 2019, raport ky të cilin e prezantoi zv.shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë në komisionin parlamentar për integrime Evropiane.
RICCARDO SERRI- ZV.SHEF I ZYRËS SË BE-SË NË KOSOVË
“Ky ishte vendim që qeveria e ka marrë. Ne si BE jemi kundër kësaj, sepse minon përpjekjen e natyrës së përgjithshme për bashkëpunimin rajonal, nuk është e qëndrueshme dhe është raportuar në raport.” –tha Riccardo Serri, Zëvendësshef i Zyrës së BE-së në Kosovë.
Problemi më i madh që është paraqitur në raport është mosfunksionimi i Kuvendit, mungesa e kuorumit dhe vonesa e seancave plenare.
Kemi rekomanduar që i njëjti dokument të trajtohet në seancë plenare sepse është u rëndësishëm për vendin dhe do adresojmë sfidat që kanë dhe progresi që është bërë
Raporti është korrekt edhe pse mund të mos na pëlqej sepse nuk po e bëjmë punën mirë, duhet të jemi vetëkritik, është bërë regres i vazhdueshëm çështja e mosfunksionimit të institucioneve tona që është e meta kryesore”, tha ai. Në raport është lavduar roli i shoqërisë civile ku thuhet se është ashtëzakonisht aktive. /Blerta Dalloshi-Berisha/