Taravari: Jemi të fokusuar në riorganizimin e partisë, por nëse kemi një ofertë për të hyrë në Qeveri, do ta shqyrtojmë

Ushtruesi i Detyrës kryetar i ASH-së, Arben Taravari deklaroi se në partinë e tij tani për tani nuk është folur apo të ketë ndonjë ofertë që të jenë pjesë e Qeverisë, pasi që sipas tij janë fokusuar në riorganizimin e partisë. Mirëpo sipas tij nëse ka ndonjë  oferta të atilla do ta shqyrtojnë por tani për tani nuk ka një gjë të tillë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Nuk kemi biesduar për diçka të tillë, ne jemi fokusuar tash në riorganizimin e partisë. Më shumë jemi në terren duke biseduar, duke dëgjuar aktivistët dhe ato të cilët janë simpatizues të ASH-së. Temën për kushtëzime nuk e kemi biseduar për të hy apo për të dalë, ne nuk kemi qenë në qeveri, as që e kemi menduar. Por, do shohim, do ta shqyrtojmë nëse ka ofertë të atillë, por tash për tash nuk ka gjë të tillë”, deklaroi u.d. kryetar i ASH-së, Arben Taravari./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share