close

“TARGET-FORTESA”: DËSHMITARI, KANË PËRGJUAR MIJALKOVIN DHE GRUJEVSKIN

Në Gjykatën Penale vazhdoi seanca për lëndën “Target – Fortesa” e PSP-së me marjen në pyetje të dëshmitarit Sasho Trajkovski, i punësuar në DSK. Trajkovski theksoi se në DSK është përgjuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe se vetëm një herë ka parë vendim gjykate.

Sipas tij dhe ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish kryeshefit të Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski kanë pasur kompjuterë të cilët kanë qenë të lidhur me një nga sistemet për përgjim Najs. “Ekzistonte grup i shfrytëzuesve e cila quhej “E RËNDËSISHME”, ku kishte tre përdorues.

Mund ta shihnim se kishte qasje në zyrat e drejtorit të DSK-së dhe të kryeshefit të Drejtorisë së pestë”, theksoi Trajkovski. Sipas padisë penale, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 joligjërisht janë ndjekur 4286 numra telefonik, për të cilët nuk kanë qenë të lëshuar vendim gjykate. /Klan Maqedoni/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!