Për Renovën ka luajtur mbi 550 ndeshje zyrtare
Të dielën me ndeshjet e javës së 36-të përfundon kampionati në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa pikërisht në këtë xhiro të fundit të kampionatit përfundon edhe karriera si lojtarë aktiv në ekipin e Renovës e Fisnik Nuhiut. Dhe sa për koinçidencë, të dielën me skuadrën e Renovës, do të luaj kundër Shkëndijës, te e cila skuadër kishte bërë hapat e parë me futbollin. Ai për plot 19 vite si futbollist aktiv dhe profesional ka më shumë se 550 ndeshje zyrtare në ekipin e Renovës, 5 vite me radhë me ekipin ka luajtur në Kupat Europiane, Fisnik Nuhiu të dielën do t’i varë këpucët në gozhdë. Ekipi i Klan Maqedoni ishte i pranishëm në senacën e fundit stërvitore të kapitenit legjendar të Renovës Fisnik Nuhiut.
“Po është stërvitja ime e fundit, është një ndjenjë pak si e çuditshme për mua për shkak se bëhen 19 vite që nga debutimi im në Ligë të Parë të Maqedonisë. Një kohë goxha e gjatë, por jam përgatitur psiqikisht se kjo ditë do të vijë ku do që të jetë. Vendosa që këtë sezon t’i japë fund karrierës time për shkak se mendoj se është momenti i duhur që të mbaroi jo pse nuk mundi, por mendoj se njeriu duhet të dinë kur do të jetë vigjilent dhe ta kuptoj se kur duhet të mbarojë. Mendoj se ky ishte moneti i duhur”- tha Fisnik Nuhiu- Kapiteni i KF Renova.
36 vjeçari shprehet edhe për momentet më të bukura që ka përjetuar gjatë këtyre dy dekadave si futbollist aktiv në futbollin vendor dhe atë ndërkombëtar.
“Sigurisht se momente më të mira më pozitive janë titujt e fituara me Renovën, titulli i kampionit në vitin 2010 dhe në vitin 2012 fitimi i Kupës së Maqedonisë. Do të thotë këto janë gjërat më të rëndësishme dhe sukseset më të mëdhaja që kam arritut me Renovën, pastaj edhe vitet në Europë që kemi luajtur me Renovën dhe vërtet ka pasur moment shumë të mira.” -deklaroi Fisnik Nuhiu-Kapiten i KF Renova.
Fisnik Nuhiu edhe më tej do të vazhdon të mbetet pjesë në stafin drejtues të KF Renova. /Shaban Sinani/