close

Të dielën mblidhen 2 parlamentet Shqipëri-Kosovë

Festat e Nëntorit do të bëjnë bashkë ligjvënësit në një seancë të përbashkët

Në vigjilje të 110- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kuvendi ynë së bashku me atë të Kosovës do të zhvillojnë një seancë të përbashkët parlamentare. Takimi i ligjvënësve do të bëhet në Tiranë, të dielën e 27 Nëntorit.

Do të jetë një seancë protokollare, ku veç dy kryeparlamentarëve do të mbajnë një fjalë përshëndetëse, kryeministri Edi Rama, homologu i tij Albin Kurti, ministra nga të dy kabinetet dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Zhvillimi i këtij takimi u propozua nga kryeministri Edi Rama në Qershor të këtij viti, në mbledhjen e dy qeverive me argumentin se 28 Nëntori të bëjë bashkë dy shtete njëkombëshe nëpërmjet një Kuvendi të përbashkët.

Konkretizimi i këtij vendimi u bë gjatë një vizite zyrtare në Tiranë të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili pas takimit me Lindita Nikollën njoftoi vendimin se parlamentarët e të dy shteteve do të mblidhen në ditën e festës së Pavarësisë. Dy kryetarët e Kuvendeve kanë nënshkruar dhe një memorandum për bashkëpunim parlamentar.

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!