Sipas të drejtave dhe detyrave të përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Presidenti e përcakton mandatarin për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i emëron dhe i revokon me dekret ambasadorët dhe të dërguarit jashtë vendit, i pranon letrat kredenciale dhe revokuese të përfaqësuesve të huaj diplomatik, lidhë marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës, ndanë dekorata dhe mirënjohje, si dhe bën falje të të dënuarëve.
Dekretin për shpalljen e ligjeve e nënshkruajnë Presidenti i Republikës dhe kryetari i Kuvendit. Presidenti i Republikës mund të vendosë që të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, nëse konsideron se nuk është në përputhje me Kushtetutën ose bie ndesh me marrëveshjet pozitive ndërkombëtare dhe ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend. Nëse me këtë rast Kuvendi i miraton me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, Presidenti i Republikës është i obliguar që të nënshkruajë dekretin. Presidenti i Republikës është i obliguar të nënshkruajë dekretin, nëse sipas Kushtetutës, ligji miratohet me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Në kuadër të kompetencave të Presidentit të Republikës është edhe të propozojë dy gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, dy anëtarë të Këshillit gjyqësor, Presidenti e propozon edhe guvernatorin e Bankës Popullore të cilin më pas e emëron Kuvendi.
Presidenti i Republikës është komandant suprem i forcave të armatosura, emëron dhe shkarkon kryeshefin e Shtatmadhorisë së Armatës, emëron dhe shkarkon gjeneralë. Ai është edhe kryetar i Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë se Veriut dhe emëron tre vetë nga anëtarët e Këshillit. Presidenti, gjithashtu, emëron dhe shkarkon drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës.
Procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë së Presidentit të Republikës inicion Kuvendi me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Për përgjegjësinë e Presidentit vendosë Gjykata Kushtetuese me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve.
Nëse Gjykata Kushtetuese vërteton përgjegjësi të Presidentit të Republikës, posti i pushon sipas fuqisë së Kushtetutës. /Klan Maqedoni/