Të drejtat e njeriut, ka konflikt mes FIFA-s dhe disa Federatave

Gjermania: Na kërcënuan me penalizime sportive

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kritikat për mosrespektimin e të drejtave të njeriut dhe komunitetit LGBT në Katar janë kthyer në konflikt që në ditët e para të Kupës së Botës. FIFA nuk lejoi kapitenët e disa skuadrave që të mbanin në krah shiritin me simbolin LGBT si shenjë solidariteni dhe mbështetjeje, ndër to edhe manuel Neuer si kapiten i Gjermanisë. Në një deklaratë për shtyp presidenti i Federatës Bernd Neuendorf, e cilësoi ngjarjen si të pazakontë.

Bernd Neuendorf: Është më tepër se zhgënjyese e po ashtu një veprim i paprecedentë në historinë e Kampionatit Botëror. Kjo është një shfaqje force nga FIFA. Na e bëri të qartë na kërcënon me pasoja në sport, nëse nuk respektojmë kushtin për të mos mbajtur shiritin. Nuk duam që konflikti të cilin padyshim që e kemi me FIFA-n të përcillet edhe në lojë.

FIFA kërcënoi me gjoba për federatat dhe se çdo lojtar që do të shfaqë shenja të pamiratuara më parë do të ndëshkohej me karton të verdhë. Në aspektin sportiv, kjo mund të ndikonte në ndeshjet e Botërorit. Shenjë e këtij konflikti ishte edhe deklarata e hapur e Federatës Gjermane të Futbollit që nuk mbështeti kandidaturën e Infantino për mandidatin e radhës si president i FIFA.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share