close

TË DREJTAT SINDIKALE: ADEMI-MARRËVESHJA KOLEKTIVE, VETËM ME SASHK-un

Arsimtarja Boshkoviq dhe të drejtat e saja të punës


Përderisa dy organizatat sindikale për arsim këto ditë u përplasën rreth të drejtave për marrëveshjen kolektive, të nënshkruar me ministrinë përkatëse,  arsimtarja e cila ballafaqohet me fond të përgjysmuar të orëve thotë se nuk ka marrë ndihmë nga asnjëra prej sindikatave. Nga ana e tij, ministri i Arsimit dhe Shkencës thotë se  bashkëpunon me të gjithë, me organizatat sindikale formale apo joformale, derisa për dyshimet për shkelje të drejtave të punëtorëve, shprehet se kompetent janë shërbimet inspektuese.

Zhaklina Boshkoviq arsimtarja e arsimit figurativ, dhe nëna e një djali 13 vjecar, me vite lufton për të drejtat e saja si punëtore. Me akademi figurative të kryer para 27 viteve dhe me po aq përvojë pune në shkollat e fshatrave të Shkupit, brenda muajit mban vetëm 10 orë mësimore dhe paguhet nga rroga minimale në arsim e vendosur para pak kohësh, në vlerë prej 12 mijë denarëve. Thotë se nuk ka mundësi për të ardhura shtesë nga aktivitete të tjera arsimore.

“Orët më janë zvogëluar nga 23.Gushti i vitit 2012  kur Kryetari i atëhershëm i Komunës së bashku me shkollën morën vendim, se më transformohet marrëdhënia e punës, nga orari i papërcaktuar me kohë të plotë të punës , në orar të papërcaktuar më pak se orari i plotë i punës.Do të thotë prej 21 orësh në 6 pastaj në 7 e kështu me rradhë. Tani nuk kam asnjë mundësi të kem orë plotësuese, por qëllimi është të më kthehen orët e mia, ata të cilët mi kanë marë pa arsye.” deklaron Zhaklina Boshkoviq – Arsimtare.

Përmirësimi e situatës financiare të arsimtarëve, sikurse arsimtares Boshkoviq,  pritet të jetë një ndër detyrat kryesore të sindikatave, por SASHK-u, ku ajo është anëtare, e as sindikata e pavarur për arsim të cilës i është drejtuar deri më tani nuk i ka ndihmuar.

 Gjithandej ju drejtova, të gjithë kanë qenë të informuar, të gjithë thanë se kjo do të zgjidhet, askush as që ka ndihmuar e as që ka vepruar.

Para disa ditëve sindikata e Pavarur e arsimit i dërgoi kritika të ashpra ministrisë përkatëse për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes kolektive për të drejtat e punëtorëve vetëm me SASHK-un, ku siç theksojnë , duke diskriminuar dhe privuar të punësuarit tjerë në shkollat , nga mundësia të përfitojnë më shumë nga orët mësimore ose aktivitetet tjera.

“Nga këtu nga ky vend publikisht pyesim MASH nëse edhe ata e mbështesin fushatën e SASHK-ut ku qartazi thuhet se të drejtat vlejnë vetëm për anëtarët e tyre.” shprehet Tomislav Gievski – Sindikata e Pavarur e Arsimit.

Në përgjigjen që morëm nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi thuhet.

“MASH i respekton të gjitha organizatat sindikale formale dhe joformale. Por, Marrëveshjet kolektive janë nënshkruar me SASHK-un si sindikatë më e madhe dhe më reprezentative. Realizimi i të drejtave të punëtorëve, të rregulluar me këto marrëveshje është kompetencë e punëdhënësve. Apelojmë të gjithë t`i respektojnë rregulloret në këto dokumente. Për cënimin e një të drejte të caktuar në dispozicion janë shërbimet inspektuese.”  thekson Arbër Ademi – Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Rreth 28 mijë punonjës të arsimit në Maqedoni vlerësohet se janë të anëtarësuar në SASHK. Lideri i sindikatës së pavarur, në pres-konferencën  e javës së kaluar  ju shmang të përgjigjet për numrin e anëtarësisë së tyre. Por të punësuarit në arsim, si dhe në degët tjera, më së paku që presin nga sindikatat, është që në vend të përplasjeve, të angazhohen për të drejta më të mira të punësuarve nëpër shkolla. /Biljana Georgievska/