close
Top LajmeVendi

TË HËNËN ARRIJNË 10.000 DOZA TË VAKSINËS “PFIZER”

FFABDDAD-CCEF-41E3-9A3D-1DB0558171D5

Nesër në Maqedoninë e Veriut do të arrijnë 10.000 vaksinat nga kompania “Pfizer”, kurse po aq duhet të arrijnë edhe me 26 Prill. Sipas agjendës që e ka publikuar MSH-ja, vaksinat do të arrijnë me aeroplan që do të aterojë në Sofje, kurse pasdite me transport të posacëm do të arrijnë në Shkup.
Deri tani janë vaksinuar rreth 35.000 qytetarë, prej të cilëve rreth 13.000 kanë marrë vaksinën AstraZeneka, rreth 3.000 janë injektuar me vaksinën ruse “Sputnik-V” kurse rreth 1.000 me vaksinën kineze. Besohet se në Maqedoninë e Veriut tashmë mbi 45.000 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, duke llogaritur këtu edhe ata të cilët ishin vaksinuar në Serbi.
Ndërkohë, Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe ka theksuar se qytetarët do të mund të bëjnë analiza të antitrupave me mbështetje të Fondit për Sigurim Shëndetësor, por do të duhen kritere të caktuara. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia